Vdekja e babit i tronditi rëndë, Motrat Mustafa marrin vendimin e papritur, nuk pritej kaq shpejt

Motrat Mustafa kanë njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur babai i tyre.

Lajmin e kanë bërë të ditur vet ato përmes një postimi në Instagram, duke thënë se për kohën e varrimit do të njoftohen më vonë.

“Kjo humbje e rëndë na ka tronditur thellë dhe do të mbetet gjithmonë në zemrat tona”, thuhet në njoftim.

Ato me këtë rast edhe kanë anuluar aktivitetet e tyre muzikore.