Spektakli i katërt i Big Brother VIP Kosova pritet të nisë zyrtarisht më 17 nëntor, dhe tashmë interesimi i publikut për këtë edicion është dukshëm rritur.
Përveç kuriozitetit të madh rreth banorëve që do të hyjnë në shtëpi, vëmendja kryesore këtë herë është te opinionistët, roli i të cilëve gjithmonë ka qenë vendimtar në diskutimet dhe analizat brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother.
Gazetari i njohur, Agon Rexhepi, ka theksuar se për këtë edicion, publiku ka pasur një ndikim të veçantë në procesin e zgjedhjes së opinionistëve, duke u bërë pjesëmarrës aktiv në njëfarë “fushate” në rrjetet sociale.
Rexhepi përmend se mes kandidatëve të propozuar nga fansat janë figura të njohura të skenës mediatike dhe artistike, duke përfshirë Vullnetin, Xhulin, Xhenetën dhe Vedat Bajramin.


