Telefonata e natës dhe fjongoja rozë – TikToku i Xhenetës ndez rrjetin me mesazhe të fshehura për Drilonin dhe Gjestin

Nga pushimet në jug të Shqipërisë, Xheneta solli sot disa foto të zjarrta ku shfaqet në top formë.

Por, ky s’ishte i vetmi “content” nga finalistja e BBVK3.

Ajo ka postuar një TikTok me këngën e re të Bay T që në fakt, më shumë se për promovimin e këngës së re të saj “Jom drunk”, duket të jetë tallje me dy personazhe të BBVK3, Drilonin dhe Gjestin.

Tekstin e këngës, Bay T e shoqëron me emoj-in e telefonit duke rikrijuar telefonatat e vonshme të Drilonit ndaj Xhenetës (të paktën për ato telefonata jemi të sigurt).

Ndërkohë “Mehmeti” i Xhenetës është shoqëruar me një emoji që aspak s’i shkon emrit Mehmet – fjongon rozë, vulë kjo e Gjestit.

A janë tallur vajzat me të dy indirekt përmes këtij postimi? Shenjat janë mëse të qarta për po!