Teksa Egli po vuan për të, Gjesti puthet në buzë me dikë tjetër brenda shtëpisë

Shtëpia e Big Brother ka qenë relativisht e qetë dhe mbushur me pozitivitet kohë pas kohe.

Një atmosferë e tillë është mundësuar një ditë nga shpërblimi që Rozana mori gjatë sfidës së “Ninxhave të Natës”, ku për një ditë banorët do të bindeshin çdo urdhri dhe dëshire të saj.

Një nga urdhrat e Rozanës ishte që meshkujt e shtëpisë të vishen si gra dhe t’u shërbejnë banoreve në çdo kërkesë.

Ky moment pati sjellë shumë të qeshura dhe ka krijuar një atmosferë të veçantë dhe të ngrohtë në shtëpi. Por, surprizat nuk ndaluan me kaq.

Banorët patën vendosur të zhvillojnë një sfiladë si dhe për të dhënë “intervista” dhe në një moment të papritur, Laerti dhe Gjesti patën shkëmbyer një puthje në buzë.

Ky veprim ka qenë një nga momentet më gazmore dhe shokues për disa.

Ua rikujtojmë: