Banorët që kanë dalë automatikisht në nominim kanë kërkuar falje për sjelljet e tyre.
Vëllai i Madh çoi në nominim automatik Besfortin, Mevlanin, Rezartin dhe Xuxin.
“Jam shumë dakord me vendimin, e kam kuptuar që kam bërë gabim, faleminderit që na çove në nominim e nuk na erdhi zarfi i zi, kërkoj ndjesë”, tha Mevlani.
Ndërkohë, Besi tha që Big Brother është i drejtë, anipse nuk e dinte se ku qëndronte gabimi i tij.
Falje kërkoi edhe Rrezi, duke i quajtur veprimet e veta të pajustifikueshme.