Sonte hyrje e re në Big Brother, do të jetë një personazh shumë interesant

Prime-i i sotëm në Big Brother VIP Kosova nisi me një lajm të papritur. Alaudin Hamiti njoftoi se një banor i ri do t’i bashkohet shtëpisë, duke shtuar kështu edhe më shumë tension e kuriozitet në lojë.

Moderatori nuk zbuloi asnjë detaj tjetër, duke mbajtur të fshehtë nëse bëhet fjalë për një vajzë apo një djalë, çka e rrit edhe më shumë intrigën për atë që pritet të ndodhë gjatë mbrëmjes.

Publiku tashmë po pret me padurim momentin kur ky banor i ri do të hyjë dhe si do të ndryshojë dinamika e lojës brenda shtëpisë së BBVK.