Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka zbuluar se ka pranuar mesazhe kërcënuese në adresën e saj në Instagram, shkruan Raporto24.
Në një postim të bërë mbrëmë në rrjetet sociale, Xheneta ka treguar se është përballur me komente dhe mesazhe të pakëndshme që, sipas saj, kanë tejkaluar kufijtë e normales.
Sipas deklarimit të saj, këto mesazhe lidhen me këngëtarin e njohur Gjestin, i cili ishte gjithashtu pjesë e edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”.

Megjithëse Xheneta nuk ka zbuluar hollësi të mëtejshme, ajo ka lënë të kuptohet se po përballet me një situatë që e ka shqetësuar.


