Këngëtarja e njohur shqiptare Engjellusha Salihu, vajza e ikonës së muzikës popullore Shyhrete Behluli, ka pritur në Zvicër një vizitë të veçantë nga prindërit e saj.
Prej kohësh, Engji është vendosur në Zvicër ku edhe jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj artistik. Këtë javë, ajo është vizituar nga nëna e saj Shyhrete Behluli dhe babai Luli, të cilët kanë udhëtuar drejt shtetit helvetik për ta takuar vajzën e tyre.
Vizita e tyre ka ngjallur interes në rrjetet sociale, ku janë shpërndarë pamje dhe momente të ngrohta familjare mes Engjellushës dhe prindërve të saj. Ende nuk dihet nëse kjo vizitë është e lidhur me ndonjë rast të veçantë, por burime pranë familjes bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një vizitë familjare me rëndësi emocionale.
Engjellusha, e cila ka ndjekur hapat e nënës së saj në muzikë, ka fituar zemrat e publikut me zërin e saj të veçantë dhe prania e saj në Zvicër nuk e ka ndaluar që të jetë aktive në skenën muzikore shqiptare.
Në foto shihen vetem Engji me prinderit



