Shyhreti si një çikë e re me këtë fustan, nuk po iu lëshon rend nuseve në dasma

Në një video të re të publikuar në Instagram, diva e muzikës popullore Shyhrete Behluli shkëlqen me një paraqitje që vërteton edhe njëherë pse mbetet një nga figurat më të dashura dhe të respektuara të skenës shqiptare. E veshur me një fustan në nuanca pastel jeshile, të punuar me detaje elegante dhe të kompletuar me një rrip delikat me lule, Shyhretja sjell një frymë të freskët, klas dhe feminitet të pakontestueshëm.

Fustani me prerje të lehtë dhe mëngë të gjatë i jep finesë, ndërsa ngjyra harmonizohet në mënyrë perfekte me ambientin natyror pas saj – një simbol i natyrshmërisë dhe qetësisë që ajo transmeton.ç

Kjo paraqitje është dëshmi se stili s’ka moshë – dhe Shyhrete Behluli, edhe njëherë, e kthen modën në art.