Pas një vere të mbushur me angazhime artistike dhe performanca në dasma, këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka zgjedhur që të pushojë pranë detit, në një destinacion luksoz bregdetar.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ajo shihet përkrah bashkëshortit të saj, teksa të dy shijojnë një mbrëmje të qetë nën perëndimin e diellit, me një pamje mahnitëse nga pishina dhe palmat që krijojnë një atmosferë tropikale.
Veshur me një fustan elegant dhe me buzëqeshjen karakteristike, Shyhretja duket më në formë se kurrë, duke reflektuar qetësi dhe lumturi. pas muajve të ngarkuar me koncerte dhe dasma.
Por ata kanë zgjedhur të jenë vetëm, pa praninë e fëmijëve


