Shqipja e Blerando u rikthyen prap, ata paskan ndryshuar komplet, nuk do t’i njihni asnjërin

Shqipe Hysenaj u bë e njohur për publikun shqiptar falë pjesëmarrjes në emisionin “Për’puthen”, ku ra në sy për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe shpërthyes.

Edhe pse aty nuk gjeti dashurinë e jetës, fama e saj vetëm sa u rrit.

Më pas ajo mori pjesë edhe në spektaklin Big Brother VIP Kosova, ku arriti deri në finale, duke u kthyer në një nga personazhet më të komentuar të edicionit.

Sot, Shqipe Hysenaj po shfaqet më në formë se kurrë, shkruan “Kosovarja”.


Në daljet e fundit, ajo duket fresh, e kuruar dhe mjaft atraktive, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me stilin dhe energjinë e saj.