Shpat Kasapi dhe Albulena Ukaj paralajmërojnë bashkëpunim të ri muzikor – “Coming Soon!”
Dy emra të njohur të muzikës shqiptare, Shpat Kasapi dhe Albulena Ukaj, kanë ndezur rrjetet sociale me një foto të përbashkët që ka ngjallur shumë kureshtje tek fansat e tyre. Në imazhin që po qarkullon në Instagram, dyshja shfaqen krah njëri-tjetrit gjatë xhirimeve, ndërsa në mbishkrim kanë lënë vetëm një fjali intriguese: “Coming soon ”
Ky postim ka mjaftuar që ndjekësit e tyre të fillojnë të hamendësojnë për një bashkëpunim të ri muzikor, që pritet të publikohet shumë shpejt. Shumë komente nën foto tregojnë entuziazëm, me fansa që shprehen të paduruar për të dëgjuar diçka të re nga këta dy artistë të njohur të skenës shqiptare.



