Shoqja e ngushtë e Eglit ishte e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” përmes një lidhjeje Skype nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku foli për aktoren, rikthimin e saj në shtëpi dhe marrëdhënien me Gjestin.
“E pritshme, mendoj se pas rikthimit Egli është më e ftohtë, jo emocionalisht, por po vepron me logjikë më shumë sesa me zemër. Më pëlqen ky raporti banor dhe lojtar që kanë krijuar tani është i lezetshëm shpresoj që të jenë të aftë që ta mbajnë”.
E pyetur nëse ajo e pëlqen Gjestin për shoqen e saj, ajo u përgjigj: “Përderisa asaj i pëlqen Gjesti unë nuk kam asnjë koment negativ për Gjestin”.
Ajo dha dhe një mesazh mbi komentet negative që qarkullojnë jashtë shtëpisë së Big Brother.
“Duke marrë parasysh të gjithë komentet negative aty jashtë, doja të thosha se ne si njerëz e humbasim busullën tonë diku dhe e rëndësishme është që duhet të gjejmë edhe rrugën tonë në errësirë.
Egli është një vajzë që me karakterin e saj i ka dhënë shumë ngjyra këtij edicioni të Big Brother VIP. Më vjen keq kur dëgjoj disa njerëz aty jashtë që në petkun e statusit profesionist japin diagnoza për një vajzë e cila është në kushte jo normale e izoluar dhe kjo është diçka që e lëndoi edhe Eglin kur doli jashtë. Mesazhi im është që duhet të jemi më racional me fjalët, komentet dhe me mënyrën se si në shprehemi. Shoqëria jonë ka nevojë për shumë dashuri dhe të jemi pak më empatikë”.