Sëmundja e të atit mashtrim? G Bani bën veprimin e papritur

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, G Bani,  u largua nga shtëpia e Big Brother Vip për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij. Ai u njoftua gjatë spektaklit se babai ishte i sëmurë dhe se duhej të linte garën për t’u kujdesur për familjen.

Megjithatë, largimi i tij ka qenë i dyshimtë për publikun, duke ngritur spekulime mbi arsyet e vërteta. Për të sqaruar situatën, G Bani ka reaguar sërish në llogarinë e tij në “Instagram” ku dhe ka publikuar një foto të babait të tij i cili shihet në spitalin Chelsea & Westminster Hospital në Londër.

“Babai Ndoi me datë 4 mars në Chelsea & Ëestminster Hospital. Publikoje më tha nëse do, nuk ka problem. Po e publikoj babush. Ia kam për detyrim moral produksionit. Që nuk mbeti sharje pa u thënë nga konspiracionistët e orëve të vona, për fajin tim”, shkruan në postim G Bani.

Sëmundja e të atit mashtrim? G Bani publikon foton nga spitali: