Selvija spo e pranon dot humbjen e Shpatit, edhe pse ka kaluar pak kohë ajo flet me të sikur të ishte gjallë- habit me fjalët e saj

Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi po kalon një periudhë të rëndë emocionale pas humbjes së tij.

Dhimbja për ndarjen nga jeta e artistit vazhdon të jetë e pranishme në përditshmërinë e saj.

Së fundmi, Selvija ka publikuar një video me fotografi, ku shfaqet pranë bashkëshortit të saj të ndjerë. Postimi përcillet me një mesazh të shkurtër, por shumë domethënës, që pasqyron mungesën dhe lidhjen e fortë mes tyre.

Selvija dhe Shpati

Ky publikim është një dëshmi e ndjenjës së thellë që ajo ruan për Shpat Kasapin, duke e kujtuar atë si një dashuri që vazhdon përtej kohës dhe mungesës fizike.