Në një postim që ndezi rrjetet sociale, Santiana ka shpërthyer me një imazh ultra-provokues ku shihet e shtrirë sensuale mbi kofanon e një makine të bardhë luksoze!
E veshur me një fustan të zi prej dantelle që thekson linjat perfekte dhe dekoltenë e hapur, ajo ka bërë që ndjekësit të lënë me gojë hapur. Me një dorë në ballë dhe tjetrën mbi bel, poza e saj sugjestionuese sjell menjëherë atmosferën e një editoriali të guximshëm mode.
Detajet që bien në sy janë: thonjtë e kuq flakë, ora e shtrenjtë në dorë, tatuazhet në krah dhe make-up-i i punuar në mënyrë perfekte – një kombinim që nuk mund të kalojë pa u vënë re.
Në sfond, një çantë firmato hedhur mbi kapakun e makinës lë të kuptohet që jemi përballë një momenti të kuruar deri në detaje, ku luksi dhe feminiteti bashkohen në një skenë të nxehtë verore.
Komentet kanë shpërthyer:
“Zjarr si gjithmonë “, “Mbretëreshë e stilit dhe provokimit “, “Kush e ftofi kofanon e atij mjetit “
Në këtë fotografi, Santiana po duket sikur s’po mund ta përballojë të nxehtit dhe po ngjason sikur është në të fikët.
Por, kjo është thjeshtë një fotografi artistike nga ish-banorja e BBVK-së.



