Në një moment dhimbjeje të thellë për artistin Gjesti, këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi ka bërë një gjest që ka prekur zemrat e ndjekësve të saj dhe të publikut shqiptar. Ajo ka vendosur t’i lërë mënjanë mosmarrëveshjet dhe armiqësitë e së kaluarës për të shprehur ngushëllimet më të sinqerta pas humbjes së vëllait të Gjestit.
Rozana postoi në rrjete sociale një fjongo të zezë – simbol zie – e shoqëruar me një mesazh të dhimbshëm:
“Kurrë mos të kishte ardhur dita e sotme… si me ngushëllu një nënë e një baba, si me ngullëllu një vëlla e një motër? O Zot, mbaje pranë e jepu forcë.”
@gjesst behu i fortë, s’kam fjalë.”
Ky veprim tregon madhështinë shpirtërore të Rozanës, duke treguar se në momente të tilla, njerëzillëku dhe solidariteti mbizotërojnë mbi çdo konflikt të kaluar. Ndonëse raportet mes saj dhe Gjestit nuk kanë qenë gjithmonë të mira, ky mesazh është një shembull i rrallë i forcës së karakterit dhe humanizmit.