Rovena një nuse e përkushtuar ndaj Atillës, kështu i bën hyzmet ish-burrit të Drenushës

Rovena Stefa po rikthehet në skenën muzikore me një baladë dashurie që sjell emocione të forta dhe një histori të ngarkuar me dramacitet

.

Në klipin e këngës, ajo luan përkrah Atillës, me të cilin ka ndarë më parë edhe eksperiencën në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Klipi është realizuar pjesërisht edhe në ambientet e shtëpisë së Rovena Stefës, duke i dhënë një ndjesi më intime dhe të ngrohtë skenave.

Rrëfimi vizual përqendrohet në marrëdhëniet e një çifti, ku romanca përplaset me tensione të forta që çojnë deri në ndarje për shkak të tradhtisë.

Atilla luan rolin kryesor përkrah Rovenës.