Rita Haziri dhe Fidani i kanë thënë “po” dashurisë në mënyrën më romantike të mundshme!
Çifti është shfaqur në një postim të ëmbël në rrjete sociale ku, mbi një sfond malor plot qetësi dhe dashuri, Rita ka shkruar thjesht: “Betohem ❤️” – një fjalë e vogël, por me shumë kuptim.
A është kjo një betim për dashurinë e përjetshme? Apo ndoshta një premtim që paralajmëron hapin e madh – fejesën?
Në foto, këngëtarja simpatike duket më e lumtur se kurrë, e veshur me finesë dhe me buzëqeshje që të bën ta ndjesh dashurinë deri në kockë. Në krah të saj, Fidani – i përqafuar dhe i mbështetur tek ajo – e bën skenën edhe më të ëmbël.
🧐 Por pyetja që po i vlon rrjetit është:
A është vjehrra e ardhshme gati për këtë “bombë emocionale”?
Thuhet se marrëdhënia e çiftit ka kaluar faza të ndryshme, por tashmë dashuria ka folur vetë. Burime të afërta me çiftin (ose më saktë fansat në komente 😅) dyshojnë se prindërit janë vënë në dijeni dhe “rrezik” po përgatitet diçka zyrtare.
🗨️ Komentet janë “çmendur”:
“Vjehrra ka mbet pa fjalë sot!”
“O Rita, ma mirë se në seriale turke, e paske lu dashnin!”
“Fejesë apo martesë, po e ndjej që po vjen diçka!”



