Rikthehet Dafina Zeqiri, ajo do t’ju mahnisë me pamjen e saj

Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji u bënë prindër për herë të parë para pak muajsh.

Këngëtarja e famshme shqiptare solli në jetë një djalë i cili quhet, Daskan. Pas kësaj periudhe të ëmbël për të, artistja po kthehet fuqishëm në skenë.

Ajo ka njoftuar adhuruesit e muzikës së saj se ka xhiruar videoklipin e parë që kur u bë nënë, duke postuar fotografi të reja në rrjete sociale.

“Ajo është kthyer”, ka shkruar Dafina në gjuhën angleze, duke nxitur ndjekësit të komentojnë të lumtur për rikthimin e saj.