Reja e Ibrahim Rugovës publikon foton e portretit familjar, ja si u duken ata tek dasma e Teutës

Blerta Rugova, reja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka ndarë një moment të ngrohtë familjar me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar një fotografi krah bashkëshortit Ukë Rugova dhe fëmijëve të tyre, duke shoqëruar imazhin me fjalët prekëse:

“Kjo është pasuria ime e vetme që s’ka çmim ❤️”.

Me këtë postim, Blerta ka treguar edhe një herë se për të, familja është vlera më e lartë dhe më e shtrenjtë në jetë. Fotografia ka marrë dhjetëra pëlqime dhe komente pozitive, ndërsa ndjekësit e kanë vlerësuar për thjeshtësinë dhe dashurinë që reflekton në çdo dalje publike.

Në një kohë kur gjithçka matet me çmim, Blerta na kujton se dashuria dhe familja mbeten thesaret më të çmuara.