Rast i rrallë, modelja e njohur shqiptare i propozon martesë të dashurit të saj

Modelja shqiptare Xhenisa Keçi, ka thyer tabutë tradicionale duke i propozuar martesë të dashurit të saj, Erald Farrukut, në një ceremoni private, romantike dhe tejet të kuruar.

Ngjarja ndodhi në një ambient me atmosferë mistike, të dominuar nga drita e qirinjve, pasqyra të mëdha dhe një ndriçim i zbehtë që theksonte dramatizmin e momentit.

Momentin e propozimit e ka bërë publik vetë çifti, i cili është përgëzuar menjëherë nga miq, personazhe publikë dhe fansa të shumtë.