Po pret që të bëhet gjyshe sërish, por Remzie Osmani sapo dha lajmin e madh e të shumëpritur

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Remzie Osmani, po përjeton një periudhë të mbushur me emocione të mëdha – si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale.

Teksa po pret me padurim që të bëhet gjyshe për herë të tretë, artistja ikonë e muzikës popullore ka vendosur të surprizojë fansat me një projekt të ri muzikor që mban titullin “Ma t’mirë e more”.

Bëhet fjalë për një këngë dasmash, plot energji dhe atmosferë festive, siç di vetëm Remzia t’i sjellë. Ky projekt muzikor vjen në kohën më të përshtatshme – për sezonin e dasmave dhe ahengjeve, ku zëri i saj është gjithmonë i pranishëm dhe i kërkuar.

Këngëtarja e ka ndarë lajmin në rrjetet sociale, ku shfaqet e lumtur dhe krenare për këtë projekt të ri, që pa dyshim do të zërë vend në zemrat e publikut dhe në repertorin e ahengjeve familjare.