Pasi ish-burri u fut në shtëpi, Drenusha shokohet e mbetet pa fjalë, por më pas ia përplas fjalën për fytyre

Drenusha pas përballjes me ish-burrin: Unë karshi këtij njeriu nuk ndjej asgjë

Drenusha Latifi është përballur me ish-burrin Atilla Kardesh, i cili do të jetë banori më i ri në Big Brother VIP Kosova 3.

Latifi gjatë ballafaqimit me të pati disa fjalë për të kur e pa.

“Unë karshi këtij njeri nuk ndjej asgjë, derisa vonë e kam pasur një lloj inati për që s’kemi pasur një bashkëpunim hatri i fëmijëve, tash nuk më bën përshtypje ky njeri”, u shpreh Drenusha.

Ka kaluar një kohë prej kur jemi ndarë, po bëhen dy vjet që nuk kemi pasë bashkëpunim për fëmijët, u mundua mem qit si nënë të keqe”.