Një e papritur ka përfshirë dy personazhe të njohur të ekranit. E ftuara e radhës në emisionin “Robi plaket kur don vet” nën udhëheqjen e Robert Berishës ishte Vivien Thano, ish banorja e Big Brother VIP Kosova. Në rrjetet sociale është publikuar një moment i këtij episodi, ku duket shume pikant.
Teksa Roberti ka mikrofonin në duar dhe këndon aty ndodh e papritura.
“Ju afrova afër e putha në…” dëgjohet duke kënduar ai, ku të dy kthehen përnjëherë dhe kështu ndodh puthja në buzë mes dy personazheve. Ata e morëm me të qeshur, e madje vijuan këngën dhe vallëzimin, por ky moment ka bërë xhiron e rrjetit.
Kujtojmë se pas përfundimit te Big Brother Vip Kosova, Vivien vazhdoi lidhjen me Getinjon, e cila nisi shume mire por përfundoi shpejt, e madje me akuza e deklarata për njëri tjetrin. Tani Vivien ka treguar se ka nisur nje romancë të re, mirëpo mister mbetet ende partneri i saj.

Nga ana tjetër, statusi i Robertit nuk është i qartë ende. Nëse është ndarë me partneren apo po vazhdojnë ta mbajnë lidhjen e tyre në distancë. Për ju që nuk e dinit, Robert Berisha është ish bashkëshorti i Nora Istrefit me të cilën ka dhe një vajzë.


