Pak kohë pasi u bë nënë, Vesa Vllasaliu bën deklaratën e papritur për vjehrrën dhe familjen e burrit

Ish-banorja e BBVK, Vesa Vllasaliu, ka ndarë një moment personal nga lidhja e saj me futbollistin Mirlind Daku, duke treguar si ka shkuar takimi i parë me familjen e tij.

Ajo u shpreh se në fillim kishte shumë siklet dhe emocione, pasi dëshironte të linte përshtypje të mirë. “Kisha siklet”, tha Vesa, duke shtuar se megjithatë gjithçka ka shkuar mirë dhe është pritur ngrohtësisht nga familja e Mirlindit.

Duket se raporti mes tyre po ecën në drejtim serioz, teksa Vesa tashmë ndihet më e lirshme dhe më e afërt me familjen e partnerit të saj.