Nuse, nuse! Motrat Mustafa bëjnë lum për nusen e nipit, ajo po ua bën qefin, po vishet herë me dimij e herë me fustana

Elhame Mustafa, njëra nga të famshmet e shtatë motrave Mustafa, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të bukur dhe plot traditë në Instagram. Ajo ka postuar një foto të resë së djalit të saj, e cila shihet e veshur me dimi dhe jelek tradicional, duke u nisur për një festë familjare.

Reja duket elegante dhe e kuruar deri në detaje, me bizhuteri të arta dhe makijazh të lehtë që thekson bukurinë natyrale – një kombinim i përkryer mes traditës dhe stilit modern. Ndjekësit kanë vërshuar me komente pozitive, duke vlerësuar ruajtjen e kulturës dhe trashëgimisë kombëtare në raste të tilla.

Ndërkohë, një tjetër motra e njohur e familjes Mustafa, Kumrija, është përfolur së fundmi në rrjet për djalin e saj dhe ndarjen me gruan e tij . Edhe pse nuk ka ende një reagim zyrtar nga vetë ajo, fansat janë kureshtarë të dinë më shumë rreth situatës së saj personale dhe se si po e përballon këtë periudhë të ndjeshme.

Familja Mustafa, pavarësisht sfidave, mbetet një nga familjet më të dashura dhe më të përfolura në skenën artistike shqiptare.