Pas lajmit të dhimbshëm për vdekjen tragjike të vëllait të Gjestit në një aksident, nëna e Gjestit nuk u pa askund në varrim dhe kjo gjë u komentua shumë.
Sipas raportimeve të faqeve në rrjetet sociale, në momentin kur ajo mësoi për ngjarjen e rëndë, ka përjetuar një shok të madh dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Burime pranë familjes, gjithmonë sipas raportimeve nëpër rrjetet sociale, sidomos në TikTok bëjnë me dije se fillimisht gjendja e saj ka qenë e rëndë, por tashmë ka shenja përmirësimi dhe ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Përmes rrjeteve sociale, është shpërndarë edhe një mesazh emocionues: “Nëna e Gjestit kur e pa ngjarjen ishte ne shok, u dërgua në spital. Tashmë gjendja e saj është përmirësuar”, thuhet në postim, i cili nuk ka ndonjë burim të sigurt.
Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe shërim të shpejtë për nënën e Gjestit!



