Lola Haradinaj, bashkëshortja e Daut Haradinajt dhe ish-prezantuesja e njohur televizive, prej kohësh ka zgjedhur të qëndrojë larg ekranit.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e saj personale.
Së fundmi, Lola ka publikuar një fotografi me rastin e ditëlindjes së motrës së saj të madhe.
Përmes këtij postimi, ajo ka zbuluar edhe imazhin e motrës, e cila nuk është shumë e njohur për publikun, shkruan “Kosovarja”.



