Motrat Suanita dhe Aurora nuk kursyen asgjë në rrëfimin e tyre për eksperiencën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Të ftuara në Prive në Klan Kosova, ato folën hapur për sfidat, emocionet dhe perceptimin e publikut.
Suanita u shpreh se e ka marrë veten shumë shpejt pas daljes dhe se kishte kërkuar që nga fillimi të ndahej dhe të largohej nga loja.
“E kam marrë veten shumë shpejt. Normal, nuk është që më kanë mbajtur me zor, por unë kam kërkuar prej fillimit me u nda dhe me dalë. Nuk u pranua ajo dhe emocione janë këto. Ka qenë te pjesa e gjumit, e ushqimit dhe te pjesa e papastërtisë. Unë kam zgjedh me pas qëndrim, s’jam fut për strategji, sepse në pikën e lojës kur kemi shku ne, edhe nëse je sjell në kry s’ke ra në sy. Unë kam qenë vetja”, tha Suanita.
Ndërsa Aurora theksoi se nuk e ka marrë veten menjëherë dhe se nuk e kishte pritur të merrte kaq shumë dashuri jashtë shtëpisë.
Ajo shtoi se motra e saj brenda ishte më pasive, por jashtë është më kreative dhe ka humor shumë të mirë.
“Mendoj se Suanitës i ka pasur hije çkado që ka bo aty”, tha Aurora.
Ndiqeni videon për më shumë:


