Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova mund të rikthehet më herët nga sa është pritur, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut për atë që pritet të sjellë sezoni i ardhshëm i spektaklit.
Lajmet e fundit rreth përgatitjeve kanë nisur të qarkullojnë gjithnjë e më shumë, ndërsa vëmendja është përqendruar te data e nisjes dhe emrat që mund të bëhen pjesë e shtëpisë më të komentuar në Kosovë.
Gjatë një deklarate, një gazetare ka bërë të ditur se ditët e fundit ka pasur shumë interes nga ndjekësit dhe publiku, të cilët kanë kërkuar më shumë informacion rreth fillimit të edicionit të ri.
Ajo ka treguar se përveç diskutimeve për personazhet e mundshëm që mund të marrin pjesë, pyetja kryesore që po qarkullon është pikërisht se kur do të nisë spektakli.
“Dje më kanë shkruar goxha shumë. Po flitet për emra, por kryesisht tema kryesore është kur fillon.
Dihet që datën ekskluzivisht e bën gjithmonë publike Big Brother, por ne mund të tregojmë se do të fillojë më herët”, është shprehur ajo.
Sipas saj, përgatitjet për sezonin e ri kanë nisur dhe duket se procesi i përzgjedhjes së banorëve të rinj është në zhvillim. Gazetarja ka zbuluar se po shihen disa figura të njohura, të cilat janë duke zhvilluar takime në kuadër të mundësisë për t’u bërë pjesë e këtij edicioni.
“Jam duke i parë disa fytyra të mira që po vinë, të njohura, për takime”, ka shtuar ajo, duke lënë të kuptohet se produksioni po punon për të sjellë një kast interesant dhe personazhe që mund të krijojnë dinamika të forta brenda shtëpisë.
Megjithëse ende nuk është bërë publike një datë zyrtare nga organizatorët, këto deklarata kanë rritur pritshmëritë e fansave të Big Brother VIP Kosova, të cilët tashmë kanë nisur të diskutojnë për emrat e mundshëm dhe surprizat që mund të sjellë edicioni i ri.
Nëse konfirmohet nisja më herët, spektakli pritet të rikthehet me një ritëm të ri dhe me shumë interes nga publiku.



