Gëzim i dyfishtë për çiftin e njohur në rrjetet sociale, Njomza dhe Rinori – të njohur nga ndjekësit si couple.rn – të cilët janë bërë prindër për herë të dytë! Lajmi u bë i ditur përmes një fotoje të ëmbël nga spitali, ku shihet e gjithë familja e lumtur me anëtarin më të ri në krahë.
Në foto, Njomza mban me përkujdesje foshnjën e porsalindur, ndërsa vajza e tyre e madhe qëndron përkrah babait të saj, duke përjetuar emocionet e para si motër e madhe. Atmosfera është plot dashuri dhe ngrohtësi familjare, një moment prekës që ka emocionuar ndjekësit e tyre të shumtë.
Ky është një kapitull i ri për çiftin, të cilët përmes përmbajtjes së tyre pozitive dhe të sinqertë, kanë krijuar një komunitet të fortë ndjekësish që ndajnë çdo hap të udhëtimit të tyre familjar.
Urime Njomzës dhe Rinorit për ardhjen në jetë të bebushit!
Ky moment i veçantë ka prekur mijëra ndjekës, të cilët e kanë ndjekur udhëtimin e çiftit që nga fillimi, dhe sot ndajnë me ta një nga ditët më të bukura të jetës së tyre.
Ata bashkë me postimin e tyre familjar, na njoftuan edhe me emrin e djalit të tyre të sapo lindur .
“Dhe papritur, zemra jonë u bë dy herë më e madhe.Më 14 Korrik 2025, në orën 15:28, erdhi në jetë djali ynë i vogël, Keyan – me 3270 gram dashuri të pastër 🤍
Motra e madhe, Aiyana, mezi pret ta ndajë gjithë dashurinë e saj me vëllain e vogël.”

Urime Njomzës dhe Rinorit për ardhjen në jetë të bebushit!


