Këngëtarja Arta Bajrami ka arsye për të festuar.
Vajza e saj e madhe Victoria ka mbushur 15 vjet e për këtë, Arta ka thur fjalët më të bukura.
“15 vite dashuri,15 vite krenari, 15 vite me ty, Victoria ime. Ti je arsyeja pse çdo ditë ka kuptim, dhurata më e bukur që Zoti më ka dhënë. Pa ty s’do t’ia kisha dalë me Idealin dhe Elektren, ti je forca dhe drita jonë. Gëzuar ditëlindjen, Victoria ime. Të dua pafund” u shpreh Arta.


Me këtë urim plot dashuri, Bajrami tregoi edhe një herë lidhjen e ngushtë që ka me fëmijët e saj.


