Në një paraqitje krejt të natyrshme dhe larg shkëlqimit të zakonshëm të skenës, Learta Jakupi është parë duke punuar në dyqanin e saj të modës, e veshur me një bluzë të zezë të thjeshtë dhe xhinse. Pa grime të rëndë dhe pa veshje tradicionale, Learta sërish shkëlqen me stilin e saj minimalist dhe elegancën e natyrshme.
Burime pranë familjes thonë se edhe Shyhrete Behlulit i pëlqen ta shohë rejën e saj jo vetëm në dimija, por edhe në momente të tilla të thjeshta, të përditshme, ku del në pah modestia dhe përkushtimi i Leartës ndaj punës dhe pasionit të saj për modën.