Disa vite më parë ishin çifti më i bullizuar.
Por, më pas u bën më të përfolurit për shkak të rrjedhës që mori jeta e tyre, duke filluar nga martesa, fëmija, e deri tek sëmundja me të cilën u përballë gruaja.
Bëhet fjalë për Lirimin dhe Lulen, të njohur si Mr and Mrs. Rashiti, të cilët arritën t’i bëjnë ballë bullizimit të madh që iu bë në rrjetet sociale, shkruan Telalli info.
Pavarësisht se së bashku e kaluan edhe sëmundjen e rëndë të Lules, duket se pas kësaj nuk shkojë gjithçka siç duhet.
Dyshja kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre disa vjeçare, gjë të cilën së pari e kanë vërejtur fansat me heqjen e postimeve të përbashkëta, e më pas konfirmimin e dha edhe Lirimi.
Nga Lulja ende nuk ka pasur ndonjë deklarim në lidhje me këtë çështje, por Lirimi përmes rrjeteve sociale po e kërkon rikthimin e saj.
E mbetet të shihet se çka do të ndodh në vazhdim me çiftin që edhe njëherë mori vëmendjen e publikut./Telalli.info/