Nënën nuk e ka, por njerka po ia bën shyhret kanagjegjin, gruaja e dytë e Fatmir Limës bën gjestin e madh për çikën e burrit të saj

Sonte është një natë e veçantë për familjen e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.ç

Vajza e tij më e vogël, Leonita, po martohet, dhe me këtë rast familja Limaj ka organizuar një kanagjegj tradicional, i mbushur me emocione dhe atmosferë festive.

Për këtë moment të rëndësishëm në jetën e vajzës së tij, Limaj zgjodhi të shfaqet i veshur me uniformën e veteranit të UÇK-së, një gjest simbolik që përfaqëson rrugëtimin e tij si pjesë e historisë së vendit dhe si baba krenar.

Me uniformë dhe emocione të thella, ai u pa mes mysafirëve, duke përcjellë mesazh force, nderimi dhe dashurie për familjen.