Gjatë mbrëmjes së sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, banorja Rozana Radi ka bërë rrëfimin prekës mbi jetën e saj ndër vite.
E teksa ka folur për vështirësitë e saj, humbjen e prindërve, marrëdhënien dashurore me partnerin dhe gjithçka, ndalet tek diçka jo e bukur për të.
“Në moshën 35-vjeçare unë mbeta shtatëzanë, por nuk zgjati shumë pasi e humba”, mes lotësh tha ajo.
Gjithashtu, shprehet se në BBV ka hyrë pa e pyetur partnerin e saj, ndërsa shton se ka lënë të lirë, pasi mendon se nuk do lëri kurrë një pasardhës.
Por, Top Channel i bëri surprizën e bukur, i siguron asaj trajtimin e plotë që ajo kryen për t’u bërë nënë.


