Në familjen Abazi sot mbretëron gëzimi, pasi Platori feston ditëlindjen e tij. Me këtë rast, babai i tij, Naim Abazi, ka ndarë në rrjete sociale një postim emocionues, ku ka shprehur gjithë dashurinë dhe krenarinë për të birin.
“Sot është dita jote, biri ynë! Një ditë që sjell dritë, gëzim dhe krenari për ne si prindër. Ti je frymëzimi, forca dhe gëzimi ynë. U bëfsh çdo ditë më i lumtur, më i suksesshëm dhe i mbushur me dashuri,” shkruan Naimi në urimin e tij.
Artisti i njohur shton se ai dhe bashkëshortja e tij, Mihrije Braha, ndihen prindërit më të lumtur në botë që kanë një djalë si Platori.
Urimi i tij i sinqertë ka marrë shumë pëlqime e komente, me fansa dhe miq që i bashkohen urimeve për Platorin me fjalët më të bukura.
Plator,
Sot është dita jote! Një ditë që sjell me vete gjithë dritën, gëzimin dhe krenarinë që ndien çdo prind kur sheh frytin e dashurisë dhe mundit të vet të rritet në njeri me vlera, shpirt të pastër dhe mendje të ndritur.
Ti je gëzimi, forca dhe frymëzimi ynë. Çdo hap yt është një kujtim i bukur që e pasuron jetën tonë. U bëfsh çdo ditë më i lumtur, më i suksesshëm dhe i mbushur me dashuri e besim në veten tënde.
Uroj që jeta të ta kthejë me dhjetëfish gjithë dashurinë që jep, dhe çdo ëndërr që e ke në zemër — të bëhet realitet me kohë, punë dhe bekim. Ne jemi prinderit me te lumtur qe te kemi ty!
Naimi dhe Mihrija



