Motrat Mustafa e martuan djalin e motrës, sa shumë po e duan rejën e motrës, ia mbushën qafën një varg me  lira

Kur bëhet fjalë për atmosferë në ahengje familjare, padyshim që në mendje na vijnë bilbilat e Mushtishtit – Motrat Mustafa.

Së fundmi, ato kanë martuar nipin e tyre dhe nuk kanë munguar të këndojnë edhe në dasmën e tij, shkruan “Kosovarja”.

Si teze për nip, ashtu edhe si këngëtare të njohura, Motrat Mustafa ndezën atmosferën me këngët më të bukura, duke e bekuar çiftin përmes vargjeve të tyre plot emocion.


Me zërin e tyre karakteristik dhe prezencën plot energji, Motrat Mustafa sollën një atmosferë të paharrueshme në dasmën e nipit.