Motra Braha, Mihrija dhe Lora e ‘kallin’ Instagramin, i lënë të gjithë pa fjalë me dukjen e tyre

Këngëtarja e njohur Lora Braha vazhdon të mbetet një figurë e muzikës dhe ekranit shqiptar. Prej vitesh pjesë e emisionit “Odeon”, Lora ka treguar se e pëlqen televizionin.

Edhe pse ka një jetë të tërë në skenë, Lora Braha nuk është bërë asnjëherë pjesë e thashethemeve apo polemikave, duke ruajtur gjithmonë një imazh të pastër e profesionist.

Së fundmi, ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut është ngjashmëria gjithnjë e më e madhe e Lorës me motrën e saj, këngëtaren Mihrije Braha.


Fotot dhe paraqitjet e tyre së bashku shpesh ngatërrojnë fansat, të cilët komentojnë se dy motrat jo vetëm që ndajnë talentin dhe dashurinë për muzikën, por tani edhe një pamje thuajse identike.