Mihrije Braha befason me fjalët për Tringen, e uron për ditëlindje sikur të ishte vajza e saj

Sot është një ditë e veçantë për Tringën, e cila feston ditëlindjen e saj. Me këtë rast, këngëtarja e njohur Mihrije Braha e ka uruar publikisht me një dedikim prekës plot dashuri dhe emocione.

“Gëzuar ditëlindjen, Tringa 🤍
Me ardhjen tënde në shtëpinë tonë,
Zoti më dhuroi një vajzë për zemër.
Të uroj shëndet dhe lumturi pa fund 🌸”, ka shkruar Mihrija.

Urimi i saj ka prekur ndjekësit, duke treguar lidhjen e fortë dhe dashurinë e sinqertë që ajo ka për Tringën.

Shumë urime për Tringën.