Spektakli solli një nga momentet më dramatike të këtij edicioni, ku televotimi kokë më kokë mes Laertit dhe Valbonës përfundoi me eliminimin e kësaj të fundit
.
Pas një gare të fortë dhe emocioneve të shumta, publiku vendosi t’i japë një tjetër shans Laertit, duke i dhënë atij më shumë vota për qëndrimin në lojë.
Ndërkohë, mbrëmja u shoqërua me një përplasje të ashpër mes dy konkurrentëve.
Valbona, e zhgënjyer dhe e ndjerë e tradhtuar, e akuzoi Laertin për sjelljen e tij në lojë, duke theksuar se ai nuk kishte qenë i sinqertë ndaj saj.


