Mërgimi e paska lënë Engjin të këndoj në mbrëmje, ai nuk po e lë vetëm por po i shkon ‘bisht’ gruas

Pas martesës, këngëtarja e njohur Engjellusha Salihu ka filluar të marrë pjesë më shpesh në mbrëmje muzikore dhe dasma, këtë herë krah për krah me nënën e saj, Shyhrete Behluli. Dyshja u panë së bashku në një event në Tetovë, ku shkëlqyen me paraqitjen dhe energjinë e tyre pozitive.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale dëshmojnë për lidhjen e fortë familjare dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm artistik mes nënës dhe bijës, që tashmë po vazhdojnë traditën muzikore së bashku, edhe pas një kapitulli të ri në jetën e Engjit.