Më në fund Sara Kolami në një  lidhje, a është me atë që e prisnim?


Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Sara Kolami, ka tërhequr vëmendjen e mijëra ndjekësve me postimin e saj më të fundit në rrjete sociale.

Në disa imazhe të ndara nga përditshmëria, Sara shihet duke darkuar në një restorant në Tiranë, e veshur me shumë stil, shkruan .

Ajo që ka ngjallur më shumë kureshtje ishte buqeta e madhe me lule rozë e vendosur në tavolinë, ndërsa në sfond vëreheshin pije dhe ushqim për dy persona. Kjo ka mjaftuar që ndjekësit të nisin hamendësimet për një romancë të re në jetën e saj.


A është ky një sinjal se Sara nuk është më beqare? Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.