Me logo të UÇK-së në të, kjo është arma me të cilën dyshohet se Faton Hajrizi qëlloi mbi policin serb

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq sot ka bërë të ditur se është vrarë Faton Hajrizi.

Mediat serbe raportojnë se pjesëtarët e policisë e lokalizuan Faton Hajrizin, dhe më pas i kërkuan të dorëzohej disa herë, por ai refuzoi dhe vendosi të qëllonte mbi ta dhe më pas ata i kthyen zjarrin, duke e lënë të vdekur.

Mediat serbe po ashtu publikuan armën me të cilën Faton Hajrizi qëlloi mbi policët, të cilët e rrethuan atë.