Martohen Brikena dhe Mateo – puthje pasionante mes çiftit gjatë ceremonisë në Big Brother

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në Big Brother VIP Albania 5.

Çifti duket i mrekullueshëm, modelja nga Kosova në fustan të bardhë teksa Mateo me kostum të zi elegant.

Ata i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit përpara konkurrentëve, ish-banorëve, të cilët janë të pranishëm në aheng.

Celebrimi u bë nga ish-banori Kristi Lamaj, ashtu siç kërkuan vetë dyshja.

Ndërkohë dëshmitarë të kësaj dashurie janë opinionistët: Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi.

Për të performuar do të jetë këngëtari i mirënjohur, Gena.

Në fund, ata shkëmbyen puthje në buzë, duke vënë pikën mbi dashurinë e tyre.