Lumbardhi përkrah njërin nga banorët e BBVK-së, lidhja mes tyre qenka më e veçantë se sa mendohej

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, Lumbardh Salihu, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për një nga banorët e këtij edicioni.

Ai e ka bërë të qartë përmes një Instastory se pëlqimi i tij shkon për këngëtarin Kushtrim Kelani, shkruan Kosovarja.

Lumbardhi dhe Kelani njihen prej vitesh dhe ruajnë një miqësi të mirë, gjë që e ka shtyrë ish-fituesin të shfaqë hapur përkrahjen për të.

Reagimi i tij vjen direkt pas nisjes së “BBVK”.