Dasma e Engjit ishte një nga ngjarjet më të përfolura të këtij sezoni veror në estradën kosovare. E gjithë vëmendja ishte e përqendruar te familja e Shyhrete Behlulit, por një detaj nuk kaloi pa u komentuar në rrjete sociale veshja e Learta Jakupit.
Në vend që të respektonte traditën dhe të shfaqej me dimija, siç ka bërë më parë në raste të tilla festive, Learta zgjodhi një fustan ultra-modern me elemente glamuroze dhe me detaje të punuara me dorë. Edhe pse pa dyshim dukej mahnitëse, zgjedhja e saj ka ngjallur debat, sidomos mes ndjekësve të Shyhretës, të cilët janë mësuar ta shohin nusen e saj në përputhje me normat tradicionale.
Sipas burimeve jozyrtare, kjo zgjedhje “krye në vete” nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares së mirënjohur, e cila priste që Learta të ruante linjën tradicionale të familjes për një ngjarje kaq të madhe.
Pavarësisht kësaj, Learta vazhdon të jetë ikonë stili dhe një nga më të komentuarat në çdo event ku merr pjesë. Dhe siç duket, ajo po i qëndron besnike stilit të saj modern dhe të guximshëm – qoftë edhe kur kjo nënkupton të “prishë” paksa qejfin e vjehrrës së famshme.