Aventura e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar ashtu siç nisi: me zhurmë të madhe dhe me vëmendjen absolute të publikut.
Gjatë spektaklit të djeshëm, banorët mësuan përfundimisht se fituesi i BBV2 nuk kishte hyrë si konkurrent zyrtar për të fituar çmimin e madh, por vetëm për të shijuar eksperiencën për 72 orë.
Ky hark kohor prej tre ditësh duket se ka qenë pika kryesore e këtij sezoni.
Hyrja e tij transformoi shtëpinë, duke rikthyer humorin, batutat, energjinë pozitive dhe diskutimet me nivel, elemente që sipas komentuesve kishin munguar gjatë 50 ditëve të para të mbushura me britma dhe debate shterpe.
Menjëherë pas daljes së tij, rrjeti ka “shpërthyer” në komente, duke e cilësuar largimin e tij si fundin e vërtetë të këtij edicioni për ta.
Një nga komentet më pikante që po qarkullon gjerësisht shkruan: “Bigu më i shkurtër në Botë që zgjati 72 orë….suksese o Artist Luiz Ejlli”.
Të tjerë ndjekës janë shprehur edhe më prerazi, duke komentuar thjesht: “Mbaroi bigu”, duke lënë të kuptohet se me rikthimin e situatave të zhurmshme dhe energjisë negative pas daljes së tij, interesi i tyre për të ndjekur formatin ka rënë ndjeshëm.



