Lajm i trishtë: Ganimete Abazit i ndërron jetë nipi në lule të rinisë

Lajm i hidhur për familjen e këngëtares së njohur, Ganimete Abazi.

Artistja ka njoftuar pak më parë se nipi i saj, Loriku, ka mbyllur sytë përgjithmonë në lulen e rinisë, në moshën 23-vjeçare.

Përmes një postimi që të këput shpirtin, Ganimetja shkruan se jeta u tregua e padrejtë duke i goditur aty ku dhemb më së shumti. “Ahhh bre sa e vështirë me ta thënë lamtumirë,” shprehet ajo për humbjen e të riut që u shua shumë herët.